Dua Lipa merr vlerësime nga grupi i njohur, Coldplay

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka marrë vlerësime për albumin e saj të ri nga grupi i njohur, Coldplay.

Vokalisti i grupit, Chris Martin ka publikuar një foto në rrjetin social, Instagram ku flet për 21-vjecaren.

“Faleminderit për të gjithë ata që ishin në Munich, Lyon dhe Vienna. Ne jemi me fat që kemi audiencë kaq të mrekullueshme.

Kam qenë duke dëgjuar albumin e ri të Dua Lipa (ku realizuam së bashku këngën ‘homesick’) dhe mendoj se kënga Neë Rules është e përkryer.”

Ndërkohë, Dua nuk ka hezituar që ta publikojë këtë gjë në llogarinë e saj private ku e falenderon atë për vlerësimin e madh që i ka dhënë.