Dua Lipa gati për turneun e saj europian

Dua Lipa padiskutim është shndërruar në një nga artistet e reja më të preferuara në tregun e muziëks botërore.
Ndërkohë që po shijon suksesin e dy projekteve të fundit muzikore, të cilët janë të dy bashkëpunime, Dua Lipa është gati të nisë turneun e saj europian.
Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, këngëtarja e hitit “Be The One”, ka zbuluar datat e mini-turneut të saj në Europe.
Sipas listës së publikuar, ajo do të performojë në disa qytete si Milan, Berlin, Cologne, Utrecht, Manchester dhe Londër.