Dua Lipa favorite për të kënduar kolonën zanore të James Bond

Kjo mund të jetë një tjetër arritje e jashtëzakoshme për Dua Lipën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare raportohet se do të këndojë kolonën zanore për James Bond, i një rëndësie shumë të madhe që kur filloi filmi në vitin 1962.

Ylli i popit mori famë dhe sukses të madh me këngën ‘New Rules’ që u kthye në një hit ndërkombëtar.

Sipas Capital FM, Dua është vënë përpara Ed Sheeran dhe Jessie J në listën e emrave të mundshëm për të regjistruar kolonën zanore për filmin e 25-të të Bond, i cili është planifikuar që të dalë në nëntor.

Sam Smith ka qenë i fundit që ka kënduar kolonën zanore kur shkroi ‘Writing’s On The Wall’ për Specter 2015 dhe fitoi një Oskar si edhe Globin e Artë për të.

Nëse këto thashetheme janë të vërteta atëherë Dua do ti bashkohet Adele, Tina Turner dhe Shirley Bassey, duke u vendosur në një pozicion të lartë.

Së fundmi, Dua po ngjitet në majat e klasifikimit të Listave të Britanisë së Madhe me ‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris.