Dua Lipa dhuron 100 mijë euro për Kosovën

Nesër është dita e parë e koncertit madhështor që do të mbahet në Kosovë. Në festivalin që do të zgjasë tri ditë do të performojnë artistët më të njohur shqiptar dhe të huaj.
Organizatori i këtij eventi është babai i këngëtares së famshme Dua Lipa, Dukagjini. Ky i fundit pak javë më parë kërkoi ndihmën e fansave që të mbështesin festivalin, por tashmë ai së bashku me të bijën morën vendimin e papritur.
Dua dhe Dukagjin Lipa dhuruan 100.000 euro në mbështetje të kulturës dhe artit në Kosovë.
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e “Sunny Hill Foundation” dhe “Sunny Hill Festival”. “Sunny Hill Foundation” ka shpërndarë €100,000 për bamirësi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikës në Kosovë. Ju falënderojmë përzemërsisht për ndihmën e juaj dhe urojmë një jetë të gjatë së bashku për përparimin e artit, kulturës dhe rinisë së Kosovës”, shkruan në mbishkrimin e fotove të postuara në “Instagram”, Dua Lipa.
Ndërkohë kujtojmë se Action Bronson, Stanaj, Martin Garrix, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula janë vetëm disa nga 18 artistët që do të performojnë më 10-12 gusht.