“Do të punoj deri në moshën 40-vjeçare”

Është engjëlli më i vjetër i “Victoria’s Secret”, me 17 vite nëpër pasarela, por Adriana Lima duket se e ka ende larg daljen në pension.
Modelja 35-vjeçare ka zbuluar në një intervistë për “Ocean Drive” se ka në plan të bëjë modelen deri në moshën 40-vjeçare.
“Qëllimi im është që të jem modele deri në moshën 40-vjeçare ose të paktën deri sa forca e rëndesës të jetë në anën time”, deklaroi Lima.
Intervista e modeles nga Brazili shoqërohet me një set fotografik të mahnitshëm.