Ditëlindja e veçantë e Capital T

Capital T është një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare. Prej disa vitesh ai ka prodhuar këngë të cilat janë kthyer në hite për shqiptarët. Mirëpo me shumë mundësi të gjithëve na ka shpëtuar një detaj i vogël nga ai. Ai e ka nisur karrierën në një moshë vërtetë shumë të vogël pasi sot ai mbush vetëm 26 vjeç.

Nuk kishte si të mungonte dhe urimi i dajës së tij 2po2 i cili me anë të një foto të postuar në Instagram ka uruar Kapon për ditëlindjen e 26-të.

Realisht Capital T e ka ditëlindjen në datën 29 shkurt por për të shmangur faktin se duhet të festojë një herë në katër vite reperi ka zgjedhur datën 28 për të kremtuar ditëlindjen e tij.