“Ditari”, filmi i parë horror kosovar

Po shkon drejt finalizimit filmi i parë horror kosovar, “Ditari”, me regji nga Liridon Beqiri.
Në film flitet për një vëlla e motër të cilët e gjejnë veten në një shtëpi të braktisur, pa e ditur djallzinë e fshehur në ato katër mure, e gjithçka filloi nga një rrugë e gabuar. “Shrpesojmë se ky film do ta ndryshojë kinematografinë e Kosovës dhe do të jetë bazë për filmat e ardhshëm horror në Kosovë. Ky film është duke u xhiruar në qytetin e Pejës, ndërsa premiera e parë do të mbahet në Pejë, pastaj në të gjitha kinematë e Kosovës. Ky film do të ketë rregullat e shikueshmërisë +18 do të jetë i tëri në gjuhën shqipe”, tha regjisori i filmit, Beqiri, për Telegrafin. Aktorja e cila luan rolin e shpirtit të djallëzuar është Sumeja Husaj (8 vjeçare) si dhe aktorët kryesorë janë Artan Kahrimani dhe Arita Salihu (në rolet e motrës dhe vëllait). Filmi nuk ka përfunduar akoma së xhiruari, pasi producentët e këtij filmi, po kërkojnë përkrahje nga sponsorët. Xhirimet pritet të përfundojnë në mars të vitit 2018 dhe premiera do të mbahet në prill ose maj të vitit 2018.