Disney prezantoi filmat e rinj

Disney njoftoi gjatë D23 Expo dy projekte të animuar. Më 12 prill të vitit 2019, prodhuar nga DisneyToon Studios, do të vijë një film ende pa një titull zyrtar që do të eksplorojë të ardhmen e aviacionit dhe që do t’i çojë spektatorët në hapësirë. Regjisorët do të jenë Klay Hall dhe Bobs Gannaway. Ndërsa Disney-Pixar do të sjellë në ekranin e madh projektin e ri të Dan Scanlon (Monsters University). Regjisori është inspiruar nga jeta e tij personale, i cili ka humbur babain e tij kur ishte një fëmijë dhe zbuloi që filmi do të përballet me një pyetje që i ka bërë gjithmonë vetes: Kush ishte babai im? Historia do të ambientohet në një botë pa njerëz dhe e populluar vetëm nga elfë, troll dhe shpirtra. Protagonistët do të jenë dy vëllezër adoleshentë, dy elfë, të cilët janë përballuar me vdekjen e babait ndërsa ishin ende të vegjël për ta mbajtur mend.