Disney bashkëpunim me Twitter për përmbajtje “live”

“Walt Disney” dhe “Twitter” arritën një akord për të krijuar përmbajtje të reja “live” dhe reklama nga i gjithë portofoli i Shtëpisë së Miushit, në platformën e rrjetit social.

“Bashkimi i markave më të mira të sportit, lajmeve dhe argëtimit është diçka që vetëm “Walt Disney Company” mund ta ofrojë”, – deklaroi Justin Connolly, një prej drejtuesve të kompanisë.

“Përmes kësaj oferte të re, do të krijohet mundësia për të realizuar eksperienca unike për “Twitter”-in që do ta përhapin punën në mënyrë domethënëse. Kjo përfshin përmbajtje interesante “live” nga i gjithë portofoli ynë që mund të arrijnë dhe tërheqin të gjitha kategoritë e publikut në shkallë të gjerë në platformën sociale”.