Dhunohet gazetarja shqiptare, pak pasi iu bashkua politikës

Gazetarja Arbana Xharra është rrahur barbarisht mbrëmë në Prishtinë. Ish-kryeredaktorja e gazetës “Zëri” është goditur nga persona të paidentifikuar pranë banesës së saj, sapo ka parkuar makinën.

Dhuna ndaj saj vjen pak ditë pasi ajo vendosi të hyjë më politikë duke aderuar në radhët e PDK. Por nuk ka të dhëna që ngjarja të ketë lidhje me këtë vendim. Gazetarja është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Xharra, fituese e disa çmimeve të rëndësishme për gazetarinë, është kërcënuar disa herë më parë. Në muajin prill, persona të paidentifikuar vizatuan kryqe në muret e shtëpisë së saj dhe në vendin ku ajo parkon makinën, shenjë që u shpjegua si kërcënim me jetë pas qëndrimeve të saj kundër radikalizmit fetar.