Deutsche Bank dërgon gabimisht 26 miliardë euro në një llogari bankare

Deutsche Bank ka patur ato problemet e veta, por kjo që sapo ka ndodhur është vërtet e turpshme.
Banka ka dërguar aksidentalisht 26 miliardë euro në një llogari në zyrën e pastrimit Eurex të Deutsche Boerse AG javën para Pashkëve, sipas William Canny të Bloomberg.
“Ky ishte një gabim operacional në lëvizjen e kolateralit midis llogarive kryesore të Deutsche Bank dhe llogarisë Eurex të Deutsche Bank”, tha zëdhënësi i Deutsche Bank Charlie Olivier për Bloomberg në një deklaratë me email. “Gabimi është identifikuar brenda disa minutave dhe më pas është korrigjuar. Ne kemi rishikuar rigorozisht arsyet pse ndodhi ky gabim dhe kemi marrë hapa për të parandaluar përsëritjen e saj”.shpjegoi ai.