Detaje të reja për filmin e shumëpritur “Dragon Ball”

Seriali i animuar “Dragon Ball” do të vijë me filmin e 20-të me metrazh të gjatë. Aventurat e Gokut dhe miqve të tij do të na shoqërojnë edhe në këtë produksion të ri, ku pritet të shfaqen një numër i madh personazhesh si asnjëherë tjetër. Skenari i filmit të ri do të shkruhet nga Akira Toriyama. Filmi i fundit dedikuar “Dragon Ball” debutoi në vitin 2015 në Japoni.

Së fundmi është publikuar edhe posteri i filmit, ku konfirmohet edhe data e saktë e premierës së këtij projekti të shumëpritur nga fansat. Filmi i 20-të i “Dragon Ball” do të vijë në kinematë japoneze më 14 dhjetor të këtij viti. Subjekti i filmit do të përqendrohet në personazhet Saiyan, origjina e tyre dhe fuqitë mbinjerëzore.