Dështimi i negociatave, McAllister: Rrezikohen zgjedhjet, të tejkalohet ngërçi politik

Negociatori David McAllister ka reaguar një ditë pas ndërmjetësimit mes palëve për zgjedhjen e krizës politike në vend.
Zëvendës presidenti i PPE-së, shkruan se “pas tryezës nuk u gjet konsensus për cështjen thelbësore, të datës së zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie teknike”.
Sipas tij, duhet kapërcyer bllokada politike, pasi në vend ka krizë serioze politike që rrezikon zgjedhjet.