Deputeti italian i shkon në spital kriminelit shqiptar dhe e turpëron keq

Eurodeputeti italian Angelo Ciocca i Partisë së Djathtë “Lidhja” ka turpëruar keq 26 vjeçarin shqiptar Stef Tuci i cili mbeti i plagosur me armë pasi shkoi të vidhte pronarin e një vile në Itali.

Pronari i vilës, 56 vjeç e ka qëlluar me armë duke e plagosur në këmbë të riun por po hetohet në kushtet e një plagosjeje me qëllim vetëmbrojtjen. Sakaq, parlamentari italian i ka shkuar në spitalin e San Matteos shqiptarit bashkë me një pankartë ku shkruhej “Krimi yt na ka kushtuar 6500 euro”. Gjithë këtë Angelo Ciocca e ka ndarë edhe në rrjetet sociale me ndjekësit e tij.

“Ky shqiptar, është pa leje të rregult qëndrimi në Itali, është një kriminel që ka ardhur vetëm për të grabitur. Ne, qytetarët e shteti italian pas gjestit të tij kriminal prej 10 ditësh po e kurojmë në një nga spitalet më të mira të territorit të Lombardisë, me një shpenzim prej 6500 euro. Ky zotëri, duhet të na kërkojë falje e të kthehet në vendin e tij”, ka deklaruar deputeti.

Oggi sono andato in ospedale e ho detto al CRIMINALE ALBANESE IRREGOLARE, che ha tentato una rapina settimana scorsa, che DEVE TORNARE A CASA SUA (IN GALERA) !!! Ho fatto bene ??? Ps Deve RINGRAZIARE la CIVILTÀ del nostro paese che ha pagato 6.500 euro per curarlo !!! BASTA POLITICAMENTE CORRETTO !!! #StaiConCIOCCA

Posted by Angelo Ciocca on Monday, April 9, 2018