Denzel Washington një baba tipik, kërcënon këdo që i ngacmon të bijën

Akori i njohur Denzel Washington ka treguar anën e tij të atërore, si një baba tipik. Ai kërcënoi se “do t’i thyejë kockat” kujtdo që do të ngatërrohet me vajzën e tij na industrinë kinematografike, me aktoren Olivia.

Fituesi i dy çmimeve “Oscar” tha se industria ka ndryshuar së tepërmi që pas skandaleve të ngacmimeve seksuale.

Olivia, 27 vjeçe, është shfaqur në vitin 2013 në filmin “The Butler”, ku luajti përkrah Forest Whitaker dhe Oprah Winfrey. Ajo gjithashtu ka interpretuar edhe rolin e një agjenteje të FBI-së në serinë televiziv “Mr Robot:.

Olivia është një nga katër fëmijët e Washington me bashkëshorten e tij Pauletta.