Denisi triumfoi në “The Voice Kids”

Fituesi i edicionit të dytë të “The Voice Kids Albania”, është Denisi. Rrugëtimi i tij nisi në momentin kur në audicionet e fshehura zgjodhi skuadrën e trajneres Miriam Cani.
Pas fitores në fazë e betejave kundër Anjës dhe Ermës dhe vendimi i trajneres për t’i ruajtur një vend në netët live, e bëri artistin e vogël të kapërcente javë pas jave vështirësitë e garës duke e sjellë deri në mbrëmjen finale ku dhe triumfoi si zëri më i mirë i Shqipërisë për fëmijët dhe ngriti trofeun e “The Voice Kids Albania”.Finalja e “Voice” ishte e mbushur plot emocione, jo vetëm nga zërat e mrekullueshëm të konkurrentëve të vegjël.
Në skenë u ngjit e ftuara speciale e mbrëmjes, Elvana Gjata, e cila ndezi dhe emocionoi sallën me zërin dhe këngët e saj, që kohët e fundit janë shndërruar në hite.