Demi Moore rikthehet në ekran për “Empire 3”

Rikthim i madh për Demi Moore në ekran. Diva e Hollywood nuk luante një rol të vazhdueshëm në ekranin e vogël që nga kohët e “General Hospital”, 15 vjet më parë. Aktorja do të shfaqet në episodin përmbyllës të sezonit të tretë “Empire”, drama muzikal e Lee Daniels që tregon botën e muzikës rep nëpërmjet ngjarjeve të familjes Lyon. Aktorja e “Ghost” do të interpretojë një trapiste me një të kaluar misterioze dhe me disa metoda pak ortodokse, e cila hyn në kontakt me familjen Lyon. Personazhi i saj do të bëhet një nga protagonistët të sezonit të katërt.