Demi Lovato detyrohet të anulojë pjesën e mbetur të turneut

Demi Lovato anuloi zyrtarisht koncertet e mbetura nga turi i saj botëror. Ylli i muzikës u detyrua të marrë këtë vendim, pas insistimit të familjes dhe menaxherëve të saj për të hyrë në rehabilitim për një kohë të pacaktuar.

Demi nuk bëri të ditur nëse koncertet për datat e planifikuara në Meksikë dhe Amerikën e Jugut do të zhvendosen apo nuk do të zhvillohen më.

Të shtunën këngëtarja doli nga spitali, pas trajtimit intensiv për shkak të mbidozës që përjetoi pak ditë më parë.

Shtëpitë diskografike më të cilat Demi Lovato bashkëpunon, “Live Nation” dhe “Lotus Productions” thanë se mbështesin vendimin e këngëtares dhe i urojnë asaj shërim sa më të shpejtë.