Del traileri elektrizues i “Skyscraper”

Publikohet traileri i “Skyscraper”, filmit më të ri aksion të yllit Dwayne Johnson. The Rock do të interpretojë Will Ford, një veteran dhe një ish-agjent i FBI-së që punon në personelin e sigurisë të disa grataçelave të rëndësishme. Në Kinë, Ford duhet të shpëtojë familjen e tij që ka ngecur në një ndërtesë të lartë të rrethuar nga flakët. Filmi do ta ketë premierën botërore më 13 korrik të këtij viti.