Del rezultati i shkakut të vdekjes së aktorit

Mark Salling, i cili ka luajtur personazhin Puck në serialin “Glee”, u gjet i pajetë rreth dy javë më parë, pranë shtëpisë së tij. Aktori 35-vjeçar pritej të merrte dënimin me burg për 4-7 vjet, pasi në laptopin e tij u gjetën mijëra materiale pornografike me fëmijë.

Certifikata e vdekjes konfirmoi shkakun e vdekjes së aktorit, nga asfiksia prej varjes. Gjithashtu në dokument u specifikua që trupi u gjet buzë një lumi, pranë banesës së tij, në Los Anxhelos.

Analiza toksikologjike mbi aktorin e ndjerë nuk ka dalë, duke lënë ende mister se çfarë mund të ketë konsumuar para ngjarjes tragjike.

Mark pranoi akuzat në tetor të vitit të kaluar dhe u shpall fajtor në dhjetor. Si pjesë e marrëveshjes me gjykatën, Salling iu ndalua rreptësisht kontakti me minorenët dhe qëndrimi në një distancë prej 30 metrash nga vendet publike si shkollat, parqet, pishinat, qendrat rinore dhe ato të lojërave. Gjithashtu do të paguante edhe 50 mijë dollarë për çdo viktimë.