Del Piero ndahet nga bashkëshortja pas 19 vitesh martesë

Legjenda e Juventusit Alessandro Del Piero dhe gruaja e tij Sonia Amoruso raportohet se janë ndarë pas 19 vitesh martesë.

Lajmi u publikua nga TgCom dhe revista Chi. Familja e Del Piero jeton në Los Angeles, por kur çifti kthehet në Itali Del Piero qëndron në Milano ndërsa Sonia shkon në Torino.

Sipas mediave futbollisti i famshëm dhe Sonia, motra e ish-sulmuesit Nikolla, nuk kanë publikuar një fotografi së bashku për dy vitet e fundit dhe nuk marrë pjesë në ngjarje publike së bashku gjatë kësaj periudhe.

Raortohet se marrëdhënia e tyre ka marrë fund për shkak të keqkuptimeve të shumta dhe dallimet midis tyre që nuk kanë qenë të lehta për tu zgjidhur.