Dekriminalizimi, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e KSHH-së për shfuqizimin e disa neneve

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit për shfuqizimin e disa neneve në ligjin e dekriminalizimit. Komiteti i Helsinkit kërkoi shfuqizimin e disa neneve me arsyetimin se janë të papajtueshme me Kushtetutën, por Kushtetuesja ka vendosur rrëzimin e kësaj kërkese.
KSHH i ishte drejtuar Gjykatës me kërkesë për shfuqizimin e nenit 2 pika 4 për ligjin e dekriminalizimit dhe nenet përkatëse që kanë lidhje me këtë nen si të papajtueshme me kushtetutën dhe me nenin 3 të protokollit një shtesë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.