Deklarata shokuese e Kanye West për kunatat

Kënga e re e Kanye West , “Xtcy” ka çuditur njerëzit, pasi ai shpreh dëshirën që të bëjë seks me motrat e bashkëshortes së tij, Kim Kardashian.

Në tekstin e këngës, të publikuar në rrjetet sociale nga DJ Clark Kent, këngëtari 41-vjeçar flet për “mendime të ndyra”: “Ti ke mendime të ndyra? Unë kam më shumë se ty. Ti ke një kunatë me të cilën do të shkosh? Unë kam katër të tilla”, duke iu referuar kështu Kourtney, Khloe, Kendall e Kylie.

Dhe kaq mjaftoi që njerëzit të shpërthenin me komente kundër reperit, duke i cilësuar fjalët e tij aspak të përshtatshme.

“Jam i shokuar. S’e di si e pranon Kim këtë”.

“S’i mund ta përtypin vajzat e familjes Kardashian-Jenner këtë”?

“Shpresoj që Kim, Khloe, Kourtney, Kendall e Kylie mos ta marrin këtë këngë si mburrje. Është shumë e çuditshme”.