De Biasi largohet nga Shqipëria, por shikoni me kë e ka realizuar foton e fundit

Edhe pse dëshira për të qëndruar në krye të Shqipërisë edhe për një sezon tjetër duket se nuk i ka munguar, siç pretendon ai vetë, sot trajneri italo-shqiptar Gianni De Biasi ka vendosur të largohet përfundimisht nga drejtimi i Kombëtares kuqezi  të futbollit.

Largimi i De Biasit u shoqërua nga reagime të shumta jo vetëm të figurave nga bota e futbollit, por edhe nga ata të fushave të tjera. Një ndër ta ishte kantautori dhe prezantuesi i njohur, Ardit Gjebrea, i cili duket se pati shansin që të realizonte “selfie”-n e fundit të De Biasit në tokën shqiptare.

“Rastësia tani deshi të më takonte pak para nisjes së tij në aeroport. Mjafton një fjalë për ty Mister, Faleminderit,”- përfundon postimi i Gjebreas në rrjete sociale. Image