Dasmë superluksoze për motrën e Kate Middleton, zbulohet sa do kushtojë

Nuk është një martesë mbretërore, por me siguri familja Middleton për vajzën e vogël Pippa, nuk është kursyer aspak për shpenzimet. Dasma e parashikuar për në 20 maj, do të kushtojë 250 mijë sterlina, sipas sajtit ‘The Bridebook’, i cili ka publikuar një listë të detajuar të shpenzimeve.

Thënë ndryshe thuajse 300 mijë euro për martesën e motrës së Kate Middleton, ose thënë ndryshe 15 herë më shumë nga një martesë normale britanike.

Kateringu i dasmës do të kushtojë 70 mijë sterlina, fustani i nuses 10 mijë dhe unazat 20 mijë. Por mbetet ende mister fustani i Pipës, ndonëse është folir se ka zgjedhur stilistin Giles Deacon.

Ndërkohë ka mbërritur në Londër, Meghan Markle, e dashura e princit Harry, e cila do të marrë pjesë në ceremoni bashkë me partnerin e saj.

Pipa Middleton do të martohet këtë të shtunë me biznesmenin James Matthews, pas disa vitesh lidhje