Dasma mbretërore britanike, e para në streaming

Dasma e shumëpritur në Britani do të jetë ceremonia e parë martesore mbretërore që do të jepet në streaming, me përkujdesjen e kompanisë “Decca”.

Një regjistrim i ceremonisë martesore mes princit Harry dhe Meghan Markle do të jetë e disponueshme për publikun edhe në formatin në pllakë gramafoni.

Audioja e dasmës mbretërore, që do të zhvillohet më 19 maj në kështjellën “Windsor”, do të jetë e para e këtij lloji që do të lançohet në shërbimin streaming, e disponueshme pak orë pas zhvillimit të ceremonisë.

Ceremonialet tradicionale do të jetë të pranishme në regjistrim së bashku me interpretimin e violonçelistit Sheku Kanneh Mason dhe sopranos Elin Manahan Thomas. Kori i kapelës së St. George dhe një grup koristësh gospel do të performojnë edhe gjatë martesës.