Daniel Radcliffe si trafikant droge në filmin e ri

Është shpërndarë traileri i parë i “Beast of Burden”, debutimi në gjuhën angleze i regjisorit suedez Jesper Ganslandt. Filmi ka si protagonist Daniel Radcliffe që luan rolin e një piloti që kërkon të transportojë drogë përtej kufirit dhe gjatë ditës përballet me rreziqe nga më të ndryshme. Ai vendos të bashkëpunojë me DEA-n për të rrezuar kartelin për të cilin punon në këmbim për të pasur kura për gruan e tij të sëmurë.