Daniel Craig rikthehet me “Knives Out”

Regjisori i “Star Wars”, Rian Johnson do të punojë më thrillerin “Knives Out” dhe premtohet një punë mbresëlënëse.
Johnson do të bashkëpunojë me një nga aktorët më të famshëm, Daniel Craig, në një fabul të shkruar nga vetë regjisori.
Filmi përqendrohet në personazhin e detektivit, që interpretohet nga Craig, që do t’i duhet të zgjidhë një rast misterioz dhe të komplikuar vrasjeje.
I apasionuar pas romaneve “të verdhë” të Agatha Christie, Rian Johnson ka punuar për skriptin gjatë gjithë verës dhe prodhimi i filmit të ri pritet të nisë në nëntor.