Dalin fotot e para të “Mission: Impossible 6”

Nuk dihet ende rreth ngjarjeve që do të përfshijnë “Mission: Impossible 6”, një ndër filmat më të pritur të vitit 2018, por ama fotot e para nga sheshxhirimi kanë dalë.

Regjisori Christopher McQuarrie ka filluar të nxjerrë në rrjetet sociale foto të Tom Cruise, Ving Rhames, Henry Cavill dhe Rebecca Ferguson.

Grupi i xhirimit është pozicionuar në Zelandën e Re dhe etapa e radhës është India, ku do të filmohen disa skena.