Dalin fotografitë e para e princit më të vogël në botë

Me buzëqeshje në fytyrë, ky është momenti që Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë prezantuar foshnjen e tyre të tretë për botën. Kate, 36 vjece dhe Ëilliam, 35 vjec prezantuan princin e vogël sapo dolën nga spitali i St Mart. Prindërit krenarë u përshëndetën nga të pranishmit dhe kamerat u rreshtuan për të marrë imazhet ekskluzive. Ishte njoftuar se Dukesha do të lindte një djalë, por ende nuk është bërë publik emri i tij. Ajo shkoi në spital në 3 të mëngjesit, vetëm pak orë para se vendi të shënonte Ditën Patriotike të Shën Gjergjit.