Dalin detaje të reja rreth “Terminator 6”

“Paramount Pictures” zyrtarizoi disa muaj më parë kapitullin e gjashtë të sagës “Terminator”, që do të vijë në kinematë amerikane më 26 korrik të vitit 2019. Në kastin e aktorëve do të rikthehen Linda Hamilton dhe Arnold Schwarzenegger, në rolet e Sarah Connor dhe cyborg-un e famshëm. Skenografia duhet të ishte e David S. Goyer dhe Josh Friedman, por regjisori Cameron në fund zgjodhi personalisht Billy Ray të filmave “Captain Phillips” dhe “Hunger Games”.Duket se disa pjesë të filmit do të ambjentohen në Meksikë dhe po kërkohen dy lloje aktorësh. Një vajze 18-vjeçare meksikane, për të interpretuar protagonisten femërore dhe një aktor latin, për të interpretuar personazhin e ri negativ.