Dakota Johnson, në terapi prej “50 Shades”

Dakota Johnson u bë e njohur për publikun botëror prej suksesit të filmave “Fifty Shades”, por edhe kjo ka anën tjetër të medaljes.
Gjatë një interviste për revistën “Elle”, aktorja 28-vjeçare deklaroi se filmimi i skenave të seksit në rolin e studentes së letërsisë Anastasia Steele e çoi atë drejt terapisë.
Pas realizimit të sagës, skenat e filmit horror “Suspiria” e vunë atë në situatë të vështirë për t’i xhiruar, aq sa u detyrua të zhvillonte seanca me terapeut, sepse nuk mund ta përballonte intensitetin e punës.
E bija e aktorëve Melanie Griffith e Don Johnson, tha se e pati shumë të vështirë të futej në një karakter të ri filmi.