Dafina Zeqiri përgënjeshtron mediat: “Jam krenare që jam shqiptare”

Dafina Zeqiri, kryefjala e mediave rozë këto ditë, ka përgënjeshtruar fjalët që qarkullojnë në media se ajo mohon origjinën shqiptare. Në një lidhje telefonike me City Radio, ajo ka mohuar në mënyrë kadegorike se ka harruar origjinën, apo prezantohet si suedeze. Ajo ka bërë me dije që është shumë krenare që është shqiptare dhe se nuk do ta harrojë kurrë, që ajo lindi e u rrit profesionalisht në vendin e saj.