CR7 surprizon fansin e vogël

Një ëndërr që bëhet realitet. Një tifoz i vogël i Cristiano Ronaldo mendoi se e humbi rastin për të takuar idhullin e tij, i cili kishte hipur në autobus së bashku me shokët e skuadrës, kombëtares portugeze të futbollit, drejt Rusisë, kur ndodhi ajo që s’e priste.

Një kampion si CR7 e di që ëndrrat e një fëmije nuk duhen prerë në mes. Sulmuesi i Real Madrid ndaloi autobusin, zbriti dhe takoi djaloshin që qante me ngashërima. Bënë një foto dhe i la autografin në fanellën që kishte veshur.