Conchita bën rrëfimin tronditës për veten

Conchita Wurst pranoi publikisht se është HIV pozitive. Këngëtarja austriake, që fitoi Eurovision 2014 me “Rise Like a Phoenix”, deklaroi se e ndërmori këtë hap, vetëm sepse një ish-i dashur i saj e kërcënoi se do ta bënte publike.

Në një postim të gjatë në “Instagram”, Conchita Wurst shkroi se nuk do të lejojë askënd që të ketë të drejtën për të ndikuar në jetën e saj.

“Prej vitesh jam HIV pozitive dhe kjo nuk ka shumë rëndësi për publikun. Por, një ish-i dashuri im më kërcënoi se do ta bëjë publike këtë informacion privat dhe nuk do t’i japë askujt të drejtën të më frikësojë mua apo të tronditë jetën time”, – shkroi Conchita.

“Qëkur mësova diagnozën, kam qenë në mjekim të vazhdueshëm dhe tani jam në një fazë që nuk kam mundësi transmetimi të virusit. Nuk doja ta bëja publike këtë informacion, për shumë arsye. Shpresoj që bërja publike e këtij informacioni të ndihmojë në zvogëlimin e stigmatizimit të njerëzve të infektuar me virusin përmes sjelljeve të tyre ose pa dashje me atë të të tjerëve. Falënderoj fansat për mbështetjen”.