Claudia, një ‘frymëzim’ kuqezi para derbit

Milani luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit këtë të mërkurë, derbin e Madonninës ndaj Interit.
Jo vetëm sepse është një nga derbit më të zjarrtë në botë, por edhe për faktin se aty luhet objektivi kryesor i sezonit, pjesëmarrja në Champions.
Kuqezinjtë vijnë pas humbjes 3-1 ndaj Juventusit dhe për të ngritur moralin e tyre, ka menduar një tifoze e zjarrtë e Milanit, Claudia Romani.
Modelja italiane ka pozuar me fanellën e skuadrës së zemrës, por edhe me të brendshme kuq e zi, duke tentuar të ‘ndezë’ atmosferën në prag të derbit.