Çiklisti udhëton 500 km në drejtim të gabuar

Një emigrant, i cili shpresoi se do të shkonte në shtëpi për Vitin e Ri Kinez me biçikletë, kuptoi pas 30 ditëve se kishte qenë duke udhëtuar në drejtimin e gabuar.

Punëtori nga Kina synoi të shkonte në Qiqihar, në provincën Heilongjiang, pasi u nis nga Rizhao – më shumë se 1,700 km larg.

Por ai u ndalua nga policia rrugore në Anhui pasi kishte udhëtuar 500 km me biçikletë.

Kur uniformat blu kuptuan gabimin e tij, i paguan një biletë treni për tu kthyer në shtëpi.

Sipas një raportimi nga People’s Online Daily, burri jetonte në internet kafe dhe ishte i varfër. Megjithatë, ai ishte i vendosur për të shkuar në shtëpi prandaj zgjodhi të ikte me biçikletë.