Çifti i televizionit thotë “po” në një dasmë spektakolare

Një dasmë si në përrallë për një nuse si princeshë. Atmosferë magjike në Lago di Como në Itali për ceremoninë martesore të figurave më të njohura të Top Channel, Sara Hoxha dhe Ledion Liço, të cilët i thanë “po” njëri-tjetrit nën praninë e familjarëve dhe miqve.

Nën privatësinë e pjesëmarrësve, gjithsesi dolën fotot e para të dasmës së shumëpërfolur. Motra e madhe e familjes mediatike shqiptare, Lori Hoxha kishte detyrën më të vështirë të mbrëmjes, mori përsipër të celebronte dhe të kurorëzonte dashurinë e Sarës dhe Ledionit. Të pranishëm në ceremoni ishin dhe shumë figura të njohura të ekranit