Çifti nudist fejohen nudo para 400 të panjohurve

Është e rëndësishme të ndiheni plotësisht të lirë, tërësisht vetja, në ditën tuaj të dasmës.

E njëjta gjë vlen edhe për fejesen tuaj.

Ajo duhet të përshtatet për ju, kështu që duhet të ndiheni të veçantë.

Këahtu vepruan një çift i lidhur nga dashuria e tyre për nudizëm, ata u fejuan plotësisht të zhveshur, në skenë para 400 të huajve.

Pse jo? Nigel Seymour, 57 vjeçv propozoi Rachel Allen 28 vjeç, ndërsa të dy ishin lakuriq në skenë në Staffordshire.

Çifti ishte takuar para për gjashtë muajsh dhe ishin lidhur nga dashuria për lojën pingpong dhe lakuriqësinë.

Ishte një romancë e furishme, e ndihmuar nga gëzimi i tyre për të qenë pa rroba. Rachel u rrit rreth naturës, kështu që ndihet mirë për të.

Nigel ishte në moshën 40 vjeçare kur filloi të hiqte rrobat .

“Unë isha ngacmuar gjithmonë në shkollë për shkak të peshës sime dhe më në fund kam arritur në pikën ku mendoj,” Nëse nuk bëj diçka tani, nuk do të bëj kurrë “, – shpjegon Nigel.

Duke u çliruar nga kjo provë fillestare, Nigel filloi të mbante më shumë ngjarje nudistike, përfshi notimet e zhveshura dhe udhëtimet në Cap d’Agde në Francë – qyteti më i madh naturist në botë.

“Njerëzit të cilët nuk e kuptojnë mendojnë se Cap d’Agde është një destinacion qejflish, por unë kurrë nuk kam menduar ashtu,” thotë Nigel.

“Sa herë që shkojmë në vendpushime nudiste, do të bisedojmë, bëjmë miq, do të ulemi dhe do të pimë, ose do të shkojmë në xhakuzi. Është ashtu si çdo udhëtim tjetër, veçse nuk veshim rroba”.

Cheers went up as Rachel accepted Nigel’s proposal (PA Real Life/British Naturism/www.bn.org.uk)