Çifti i njohur i jep fund fejesës së tyre

Duket se gjërat nuk janë mirë mes Robert Pattinson dhe FKA Twigs që nga momenti kur aktori u fotografua në një darkë romantike me Katy Perry në fillim të këtij muaji. Sipas një burimi të ri, aktori dhe këngëtarja i kanë dhënë fund fejesës së tyre.

“Fejesa e Rob dhe FKA ka marrë fund. Rob vërtet mendoi se ai dhe FKA do të martoheshin por gjërat ndryshuan”, raporton burimi për “Life & Style”. Burimi shton më tej se marrëdhënia e tyre ishte pranë fundit pasi ata kalonin shumë pak kohë bashkë.

Robert është shumë i zënë me karrierën e e tij duke bërë kështu që ata të takoheshin rrallë me njëri-tjetrin.