Çifti që nuk pranonin të martoheshin, bëjnë dasmë pas 35 vitesh

Jenny Eclair dhe Geof kanë bashkëjetuar me njëri tjetrrin për 35 vjet si burrë e grua, por jo legalisht. “Nusja” ka thënë se e urrente titullin “zonjë” dhe nuk i pëlqente ta quante Geof burrin e saj. Por këto nuk ishin të vetmet arsye përse çifti nuk martohej, arsyeja e vërtetë ishte se Geof nuk i kishte letrat e divorcit nga martesa e tij e parë. “Ditën që më erdhën letrat e divorcit, bëra një zjarr të madh me to dhe kërceva përreth tyre”- ka thënë Geof. Megjithatë, çifti më në fund janë martuar në një ceremoni të vërtetë dasme, pasi Jenny i propozoi bashkëshortit të saj në ditën e Shën Valentinit. ” Ne kuptuam se pa njëri tjetrin jemi asgjë dhe jeta është më e lehtë kur ke një dorë që mund ta shtrëngosh dhe të marësh fuqi prej saj.”- u shpjegua Jenny.