Cheryl, një dedikim të ëmbël për Liam Payne

Ata mirëpritën ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë së bashku, djalin e quajtur Bear, në muajin mars.

Cheryl ka vendosur të bëjë një dedikim të ëmbël për të dashurin e saj, Liam Payne, ditën e dielë, duke qënë se ai festonte për herë të parë “Father’s Day”.

33-vjeçarja ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit, duke publikuar një foto të 23-vjeçarit, bashkangjitur së cilës shkruan se ai është një baba i mrekullueshëm i fëmijës së tyre, i cili absolutisht e adhuron atë.

“Gëzuar “Festën e Baballarëve” Liam. Ti je babai më i mrekullueshëm dhe shembulli më i mirë i djalit tonë. Mënyra se si ai të sheh ty, i shpreh të gjitha. Marrëdhënia juaj më prek në zemër. Ti je qendra e botës së tij dhe ne të adhurojmë”, shkruan Cheryl në postimin e saj të ndarë me 3.5 milionë ndjekës.