Cher sjell hitin e njohur të ABBA

Këngëtarja e njohur Cher ka lançuar versionin e saj të këngës së njohur nga ABBA.

Në shtator ajo do të lançojë një album me versionet e saj të këngëve të njohura të ABBA.

Megjithatë, ikona Cher nuk na ka lënë të presim, duke na sjellë “Gimme gimme gimme” nga ABBA.

200 mijë klikime ka marrë vetëm nga dje kënga në “YouTube”, e cila do të jetë pjesë e albumit “Dancing Queen”.

Në album do të jenë edhe “Fernando”, “Sos”, ‘Waterloo”, “The Winner Takes it all” dhe këngë të tjera.

ABBA mbetet një prej grupeve më të mira europiane, me origjinë nga Suedia. Ata u formuan në Stokholm në vitin 1972, nga Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad.