Çfarë thotë Mitch për Baywatch-in e ri

Më shumë se 1 miliardë njerëz në 144 vende të botës shihnin çdo javë serialin e famshëm të viteve ’90, “Baywatch”, duke ndjekur aventurat e rojeve të plazhit kalifornian.

Që nga kostumi ikonë i plazhit i Pamela Anderson deri tek vrapimi i ngadalësuar i David Hasselhoff, Baywatch i ka të gjitha.

Tani, 18 vite pasi filmi përfundoi në televizor, Mitch Buchannon dhe CJ Parker janë bashkë, dhe këtë herë në IMAX.

Filmi i adpotuar, ku luan Dwayne “The Rock” Johnson dhe Zac Efron pati premierën e tij në Miami këtë fundjavë.

Por përveç kalimit në tapetin e kuq, ishte një yll i kinemasë i cili nuk ishte i bindur plotësisht për kthimin e tij në një komedi, dhe ky ështsë vetë David Hasselhoff, Mitch i famshëm.

“Është argëtues, por nuk është Baywatch, the këtë e them me respektin e madh dhe për punën e madhe që kam bërë në Baywatch. Unë mendoj se ata thonë: “Ne kemi të drejtën të bëjmë një Baywatch dhe do e bëjmë sipas mënyrës sonë. Më duhet ta pranoj këtë. E pashë filmin dhe thashë “Do të bëjë shumë para, por nuk është ende Baywatch. Ju nuk mund të rikrijoni David Hasselhoff”, ka thënë 64-vjeçari.

Pavarësisht mendimit të tij David, së bashku me Anderson nuk kanë përtuar të udhëtojnë deri në Miami për të dhënë suportin e tyre për filmin e ri.