Çfarë po ndodh me flokët e Donald Trump?

Ndërsa Donald Trump lufton me demokratët mbi një marrëveshje buxhetore, një video është shfaqur duke nënvizuar një betejë tjetër, lufta që flokët e presidentit amerikan po bëjnë për të qëndruar në kokë.

Në pamjet filmike që u bënë virale, shihen flokët e Trump që i merr era në mënyrë dramatike duke i zbuluar pjesën e pasme të kokës. Por këtë pamje kanë shkaktuar një valë reagimesh duke nxitur thashethemet se ai ka bërë transplant të flokëve.

Sipas mjekut Alan Bauman, presidenti amerikan ka bërë një lloj transplantimi të flokëve, por që video mund të jetë e modifikuar.

“Sipas mendimit tim profesional besoj se ka pasur transplantim të flokëve në pjesën e përparme. Ai ka hequr flokë nga pjesma e pasme e kokës dhe i ka shtuar në pjesën ballore.”
https://youtu.be/yCmyZcBnC2M[/embed