Çfarë është kërkuar më shumë në Google gjatë vitit 2017? Ka edhe kërkime qesharake

Matt Lauer, Bitcoin, DACA, Monkey selfies, flokët e Jeremy Lin, si t’i bësh vetë suzet e eklipsit, vdekja e Tom Petty, por edhe Meghan Markle janë disa nga kërkimet më të shpeshta gjatë këtij viti në Google.

Shumë personazhe, ngjarje, por edhe meme kanë qenë në trend gjatë këtij viti dhe kanë kryesuar listën e Google në 2017-ën.

Janë të shumta gjërat që i kanë bërë njerëzit kureshtarë këtë vit, disa prej kërkimeve janë të çuditshme, disa madje, edhe qesharake (loja e famshme ‘spinner’). Njerëzit, nga çdo anë e botës janë bërë kureshtarë për të mësuar më shumë për të rejat nga kompania Apple dhe prurja e re, iPhone.

Tre nga programet televizive në USA, të cilat kanë debutuar në Netflix kanë qenë gjithashtu mjaft të kërkuara në Google gjatë këtij viti.

Nga ana tjetër, në botën e muzikës, Luis Fonsi dhe “Despacito” zënë vendin kryesor.

Më poshtë janë disa nga termat që janë kërkuar më shumë në Google.

Lista globale:

1. Uragani Irma

2. iPhone 8

3. iPhone X

4. Matt Lauer

5. Meghan Markle

6. 13 Reasons Why (13 arsye pse..)

7. Tom Petty

8. Fidget Spinner (loja e famshme ‘spinner’)

9. Chester Bennington

10. India National Cricket Team

Këngët më të kërkuara:

1. Despacito

2. Shape of You

3. Perfect

4. Havana

5. Look What You Made Me Do

6. HUMBLE.

7. Versace on the Floor

8. Closer

9. Bad and Boujee

10. Rockstar