Çerdhe e re në Kombinat, Veliaj: Investim për gjeneratën e ardhshme

Zonës së Kombinatit në kryeqytet i është shtuar një çerdhe e re. Bashkia e Tiranës ka rikualifikuar disa ambiente të pashfrytëzuara më parë për të ndërtuar çerdhen. Kreu i bashkisë Erion Veliaj tha se ky vit i ri nis me një çerdhe të re për fëmnijët, një investim për gjeneratën e ardhshme.“Jam shumë entuziast që në prag të Vitit të Ri fillojmë një çerdhe e re. Dua të falenderoj të gjithë banorët e Kombinatit. Ashtu siç e thotë ajo shprehja, duhet një fshat për të rritur një fëmijë; na duhet një komunitet që të bëjë një çerdhe sepse nuk mjafton vetëm infrastruktura që siguron Bashkia, por gjithë dashuria e prindërve, kontributet e vogla, një krevat, një set enësh dhe kur të gjithë kemi kontribuar sadopak, edhe investimi ruhet. Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë kontribuar”, tha Veliaj.