The Carters do të këndojnë për nder të Mandelës

Pas shumë supozimeve, tashmë është konfirmuar, Beyonce dhe Jay-Z do të performojnë në festivalin afrikan, “Global Citizen Festival”.

Përveç The Carters, në “Global Citizen Festival 2018? do të këndojnë edhe Ed Sheeran, Usher, Chris Martin, Pharrell Williams.

“Global Citizen Festival: Mandela 100” do të zhvillohet më 2 dhjetor 2018, në “FNB Stadium”, në Johanesburg, në Afrikën e Jugut, për të nderuar ish-presidentin Nelson Mandelan, në 100-vjetorin e lindjes së tij.

Një ndër promotoret dhe mbështetëset e këtij festivali është edhe modelja Naomi Campbell.