Cannes të ndalon të bësh selfie këtë vit!

“Në Cannes vihet për të parë, jo për të të parë”. Kështu deklaroi një prej drejtuesve të Festivalit të Filmit, Thierry Fremaux, gjatë një konference shtypi, ndërsa iu përgjigj pyetjes për ndalimin e fotografive “selfie” në tapetin e kuq.
Ndërsa Pierre Lescure deklaroi: “Selfie-t? 9 në 10 prej tyre janë të shëmtuara. Nuk do të lejohen, sepse zbehin rëndësinë e tapetit të kuq”.
Festivali i Filmit në Cannes, që zhvillohet prej 9-18 maj, këtë vit pati dhe një ndryshim, nuk pranohen filmat e “Netflix”.
Gjatë një interviste për “Variety”, Ted Sarandos deklaroi se filmat e kësaj platforme nuk do të marrin pjesë as jashtë konkursit: “Nuk ka asnjë arsye të vlefshme”.