Buzë ujit, pas 20 vjet më vonë, Leo dhe Kate kujtojnë ‘Titanic’-un… ne përfundimisht na ka ngelur ora te ata!

Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet janë fotografuar sërish bashkë në Saint Tropez, teksa po pushonin buzë pishinës. Më 26 korrik Leo organzioi mbrëmjen e përvitshme të mbledhjes së fondeve për fondacionin e tij kundër ngrohjes globale dhe mbrojtjes së mjedisit në qytetin bregdetar francez dhe kishte ftuar edhe mikeshën e tij, Kate. Para se të shkonin në mbrëmjen gala, dy miqtë kanë biseduar dhe kanë kaluar ca kohë jashtë vilës së DiCaprios në Saint Tropez, ku janë parë shumë të afërt, të lirshëm e të shkujdesur siç dy miq të vjetër janë, teksa Leo i ka hedhur dorën rreth shpatullave Rose-s së tij.

Kate, 41 vjeçe tashmë, mama e tre fëmijëve, kishte veshur rroba banje ngjyrë salmoni dhe një veshje të sipërme të tejdukshme ngjyrë të bardhë, ndërsa Leo, në stilin e tij të përhershëm, një palë pantallona të shkurtra noti të ulura mjaftueshëm për të marrë sa më shumë rreze.

Gjatë mbrëmjes gala u mblodhën 30 milionë $ dhe sërish aktorët shkëmbyen shikime, shtrëngime duarsh dhe përqafime. Edhe pse shumë fansa do donin të shikonin një shkëndijë mes tyre, Kate është e martuar, ndërsa Leo vazhdon të koleksionojë të dashura modele.

Ajo ka tre fëmijë Mia, 16, Joe, 13 dhe Bear, 3.

DiCaprio ka luajtur me Winslet edhe në Revolutionary Road.